Dy vite me parë ndahej nga jeta një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike në Mat, Idriz Xhomara.
Xhomara i lindur në fshatin Prell diplomohet për Agronomi në Institutin e Lartë Bujqësor. Pas vitit 1990 aktivitetin kryesor do ta ushtronte në sektoret e ministrisë së Bujqësisë ku do spikatej si një figurë inovatore. Në vitin 1996 ai do shpallej për herë të parë deputeti i Matit por pas ngjarjeve të vitit 1997 mandati i tij do ndërprehej. Ai do rikthehej sërish në parlamentin shqiptar në vitin 2005. Idriz Xhomara ishte një person mjaft popullor dhe shumicën e kohës zgjidhte ta kalonte me banorët e zonës dhe jo duke kërkuar protagonizëm në parlament. Ai u nda nga jeta pas një lufte me një sëmundje të rëndë në menyrë të parakohshme në moshën 68-vjeçare
Në ditën e sotme kur kanë kaluar dy vite nga humbja e tij të vetmit që kanë reaguar kanë qënë të rinjtë e FRPD të cilët kanë vlerësuar figurën e Idriz Xhomarës.
Mesazhi i FRPD në facebook
Sot,dy vite pa Idriz Xhomaren.Eshte krenaria ime si nje e re qe ndjek rrugen e politikes, te perkujtoj nje burr te ndershem.Nje njeri me parime dhe integritet te larte. Nje intelktual i pashoq.Prandaj dhe matjanet e votuan dy here ,me vote te drejtperdrejte si perfaqesuesin e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.I gatshem per tju gjendur prane njerezve ne nevoje,pa dallime partiake.Ekspert ne shkencat bujqesore dhe autor i disa publikimeve te rendesisheme ne kete fushe. Shembulli i politikanit natyral qe njerezit i afroheshin pa sforco.Karakterizohej nga thjeshtesia dhe urtesia proverbiale matjane.Do mbetet shume gjate ne kujtesen e brezave.Thesar i Matit..
Kryetarja e FRPD-Dega Mat ,Denisa Vata.