Një tërmet i lehtë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Shupenzës dhe Fushë-Bulqizës.

Tërmeti me magnjitutë 2.8 i shkallës rihter, ka goditur pasditen e sotme këto zona. Sipas informacioneve për mediet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz por lëkundjet e tokës kanë shkaktuar panik te banorët e zonës.

Lëkundjet janë regjistriuar në një hark kohor prej afro 10 minutash, ku i pari ishte në Fushë-Bulqizë më magnitutë 2.1 ballë, ndërsa i dyti 9 minuta më vonë në Shupenzë 2.8 ballë.

Bulqizainfo