Dy gra nga Qarku Dibër kanë humbur jetën në harkun kohor të tre ditëve. Ato ishin ishin shtruar në spitalet e Tiranës pasi ishin të infketuara me Covid-19. Mësohet se një 23 vjeçare nga Maqellara e Dibrës ishte shtruar prej ditësh në spitalin infektiv e infektuar me Covid-19. Ndërkohë, 23 vjeçarja ka qenë në muajin e nëntë të shtatzanisë gjatë kohës që ka qenë e infektuar. Lindja e fëmijës është bërë me ndërhyrje kirurgjikale, ku fëmija gëzon shëndet të mirë dhe se është në inkubator. Fatkeqësisht nëna 23 vjeçare nuk ka dalë dot nga intubimi.
Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Bulqizë ku një 28 vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi. Pasi ka lindur fëmijën ajo ka qendruar dy javë në një spital privat dhe ka humbur jetën.
Të dyja familjet nuk pranuan të prononcoheshin për mediat, por pranuan se ishin të infektuara nga koronavirusi.
Burime pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, thanë se këto dy raste janë viktimat më të reja në moshë që ka shkaktuar virusi i rrezikshëm Covid – 19.
Numri i të infektuarve aktiv në Qarkun Dibër aktualisht është 223 qytetar, ndërsa raste të reja të reja vijon të ketë çdo ditë kryesisht në Bulqizë e Dibër.