Dy javë nga mbyllja e procesit, regjistrohen 6 mijë zgjedhës në diasporë

0
67

  Teksa kanë mbetur edhe dy javë nga afati i vendosur nga Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve për regjistrimet e emigrantëve jashtë vendit, për Qarkun Dibër është dyfishuar numri i qytetarëve të regjistruar jashtë kufinjve të Shqipërisë që vota e tyre do të lexohet në zgjedhjet parlamentare te 11 Majit. Aktualisht numri i kërkesave ka arritur në 10 mijë e 400, ndërsa vetëm 6,100 prej tyre janë konfirmuar nga KQZ, 2 mijë janë refuzuar dhe 2 mijë kërkesa të tjera janë ende në shqyrtim.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, 155 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 11 Majit. Për shkaqe të ndryshme janë refuzuar 83 mijë zgjedhës ndërsa numri total i kërkesave për të marrë pjesë në zgjedhje ka arritur në rreth 237 mijë.

Momentalisht gara mes partive politike është përqendruar në diasporë për shkak se është hera e parë që të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijëve të Shqipërisë ju jepet mundësia të votojnë nga vendi në të cilin banojnë.

Grupet politike vijojnë fuqishëm me takimet e diasporës ku jo vetëm kërkojnë mbështetjen me votë në zgjedhjet e 11 Majit por edhe asistojnë emigrantët në regjistrimin e tyre në platformën “PER” të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë një shtyrje të dytë, ky process do të mbyllet me datën 4 Mars.