Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në bypassin e Murrizit në rrugën e Arbrit.
Një automjet tip Rang Rover që lëvizte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga në fshatin Bastar Murrize, duke përfunduar mbi varreza. Për fat në mirë familja 4 anëtarëshe që ndodhej në të ka pësuar vetëm lëndime.
Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë në të njëjtin vend, dy automjete tip benz janë përplasur kokë më kokë, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime të lehta.
Nga aksidentet janë regjistruar dëme të mëdha materiale.
Si rezultat i përplasjes së dy makinave të fundit është bllokuar qarkullimi duke shkaktuar radhë kilometrike në te dy anët e lëvizjes.
Është dashur ndërhyrja e policisë që pas dy orësh rruga të hapet për lëvizjen e automjeteve.