Edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër u zhvillua një ceremoni përkujtimore e themelimit të policisë së shtetit 109 vite më parë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Hita bëri një rezyme të punës së strukturës së policisë dhe angazhimin për në vijimësi.
I pranishëm në këtë ceremoni, ishte edhe Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Në fjalën e tij përshëndetëse Shehu uroi policinë e shtetit në 109 vjetorin e themelimit të saj, ndërsa shprehu konsiderata për punën e bërë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.