Zbulohen fotot e dy vëllezërve që u vranë në Durrës. Këta janë Viktor dhe Besmir Haxhia, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme.
Drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe asnjë prej vëllezërve nuk kanë mbijetuar dot. Njëri prej vëllezërve është avokat, i diplomuar pranë Fakultetit Juridik.
Dy viktimat ishin me orgjinë nga Puka dhe banonin në lagjen 13 në Durrës.
Dyshimet e para lidhen me një borxhet për makinat. Pas identifikimit është bërë largimi trupave të tyre drejt morgut. Policia shoqëruar mbi 30 persona deri tani. Një pjesë e bizneseve kanë qenë të mbyllura, por pritet që të kontrollohen kamerat e sigurisë nëse kanë fiksuar autorët.
Viktimat Viktor Haxhia dhe Besmir Haxhia
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.04.2020, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash, në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër ) .
Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbritur Forcat Speciale Renea dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve .