Zbardhet dinamika e rëndë e ngjarjes së ndodhur ditën e martë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku mbeti i vdekur 62-vjeçari Urim Fiku. Policia ka arrestuar bashkëshorten dhe djalin e tij, të dyshuar si autorë të vrasjes, të cilët dyshohet se fillimisht e paraqitën ngjarjen si sulm nga një ari.