Nga afro 90 të infektuar aktiv në të gjithë Qarkun Dibër, 36 prej tyre janë në Bashkinë e Bulqizës. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta, tha se në 90% të rasteve të infektimeve janë qytetar të cilët nuk kishin marrë asnjë dozë të vaksinës. Meta shton se po gjurmohen të gjitha kontaktet e të infektuarve si dhe në zbatim të protokollit të sigurisë ju është kërkuar atyre vetëkarantimi deri në 14 ditë.

  Sa i përket procesit të vaksinimit, Meta tha se puna vijon në të gjitha pikat vaksinatore. Aktualisht në këtë bashki kanë marrë dozën e parë 9 317 qytetar, dozën e dytë 8275 qytetar si dhe ka nisur aplikimi i dozës së tretë.

 Duke parë mbrojtjen që bën vaksina ndaj Covid-19, Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta ju bëri apel qytetarëve që t’i drejtohen të gjitha pikave të vaksinimit, pasi vaksina shmang hospitalizimet dhe fatalitetet tek të prekurit me Covid-19.