Policia e Matit ka arrestuar një 30-vjeçar me banim në Burrel.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet E. M., pasi ky shtetas u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij. Gjatë kontrollit që ka ushtruar Policia, atij i është gjetur e fshehur në trup një mjet prerës thikë.

Njoftimi i Policisë:

Dibër

Mat/ Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur si dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e fshehur në trup një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.