Sistemimi i hapsirave publike të blloqeve të banimit në të gjitha lagjet e qytetit të Burrelit është një punë e vazhdueshme e Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake. Bashkia e Matit e ka patur në prioritetet dhe punën e saj që me anë të punëtorëve dhe specialistëve të Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës të sistemojë të gjitha hapsirat publike në lagjet e qytetit të Burrelit duke ju krijuar qytetarëve ambjent më komod dhe çlodhës. Puna po vijon në bllokun e banimit numër dy të lagjes “Drita” dhe bllokun e banimit pranë burgut të Burrelit. Për të parë ecurinë e punimeve në këto dy blloqe banimi ishte vetë kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, i cili tha se kjo është një vazhdimësi e nisur prej 3 vitesh dhe se me të synohet përmirësimi i hapsirave publike.
Në punën për rehabilitimin e këtyre blloqeve banimi, përfshihet shtrimi me pllakë, ndriçimi, gjelbërimi dhe ambjente pushuese për moshën e tretë.
Dritan Kurti