Të martën dhe të mërkurën ishin parashikuar të zhvilloheshin seancat e radhës ndaj të pandehurve të dosjes 184 të Dibrës. Një ditë më parë para trupit gjykues do të dilte Nuri Meda e Drini Gjeci pasi çështja është e ndarë. Por as këtë 2 Nëntor nuk ka patur një vendim pasi të akuzuarit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Ardit Kuka. Përjashtimi i tij është bërë nga zëvendëskryetari i gjykatës së Dibrës Edvan Veçani me argumentin se ka shkelur ligjin teksa ka gjobitur avokatët e të pandehurve për mosparaqitje në disa seanca radhazi.
Ndërsa këtë të Mërkurë para togave të zeza ka dal ëish Shefi i Kopmisariatit të Policisë Dibër, Robert Aga dhe ish Administrator ii Lurës Hasan Hoti. Ndaj këtyre ka vijuar normalisht seanca gjyqësore ku prokurori i çështjes ka lexuar akuzën e bazuar në fakte ndaj tyre. Në fashikullin prej disa fletësh akuza lexoi të gjitha tabulatet telefonike të të pandehurve që i implikon ato në shkeljen e ligjit për tjetërsim të vullnetit të popullit në zgjedhjet e pjesshme locale të vitit 2016.
Nga ana e palës mbrojtëse është kërkuar kohë që të përpilojë argumentet dhe provat e saj se akuzat e prokurorisë nuk qëndrojnë.