Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka lëshuar 22 urdhër-arreste lidhur me dosjen e shumëpërfolur “339”. Kjo dosje ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Burime mediatike bëjnë me dije për publikun emrat e personave të arrestuar.

Mësohet se: Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr. 29  të vitit 2019, është konfirmuar se gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017 se: Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Bida, Emiljan Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë, të cilët janë paraqitur para tyre, të votojnë me erma të votuesve të tjerë.

Ndërkohë: Bashkim Alushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Ruci, Zyhra Lala, Qemal Domi, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, Armelind Zeza kanë votuar në emër të votuesve të tjerë, duke konsumuar veprën penale “votim më shumë se një herë ose i paidentifikuar”.