Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi është konfirmuar përmes profilit zyrtar në Instagram të presidentit serb i cili shprehet se është fëmija i tij i parë.

Me fjalë prekëse, Vuçiç i jep kurajo të birit teksa tregon se është shtruar tashmë në klinikë për të marrë trajtimin e duhur.

“… Danilo i im më tha se dorëzimi është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me coronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçic.