Sot Partia Socialiste feston 29 vjetorin e themelit. Nuk kane munguar urimet as nga lideret lokal ne Mat te kesaj partie.
Urimi i kryebashkiakut Agron Malaj
Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!
Partia e shpresës, vlerave, integritetit, idealit, Partia e ndërtimit të Shqipërisë Europiane.
Urimi i kryetarit te PS Mat Hasan Pasha
Vëllezër e motra, socialistë të Matit!
Gëzuar 29 vjetorin e themelit të Partisë Socialiste!
Sot për forcën tonë politike, më të madhen në vend është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme.
Partia Socialiste është forca më e madhe dhe më progresiste në vend. Ajo lindi, u rrit dhe po forcohet nga viti në vit, falë kontrbutit të të gjithë antarëve të saj.
Socialistët e Matit, të Macukullit, Ulzës, Derjanit, Bazit, Rukave, Komsisë, Lisit e Burrelit kanë meritën se kanë ditur jo vetëm të militojnë në këtë subjekt politik, por e kanë mbështetur me mendje dhe zemër në çdo fushatë elektorale.
Gjej rastin të falenderoj kryetarin e Bashkisë Mat, z.Agron Malaj, të rinjtë socialistë, Forumin e Gruas, kryetarët e Këshillave Socialistë të 8 njësive administrative, delegatët e Kongresit të PSSH-së, administratorët, 56 kryetarët e OS-ve, 1200 antarët e PS-së të Bashkisë Mat dhe çdo votues të Partisë Socialiste.
Ndjesë që nuk jemi së bashku në këtë ditë feste për shkak të koronavirusit.