Shifra të frikshme vijnë këtë të mërkurë nga Franca përsa i përket pandemisë së koronavirusit në këtë vend.
Autoritetet shëndetësore raportojnë për 1438 viktima në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin total të viktimave në 17 167. Lajmi shpresëdhënës që vjen nga Franca është se numri i të infektuarve të rinj ka pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë me 4560 raste të reja.
Franca tashëm është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi pas SHBA, Italisë dhe Spanjës.