Rekamë

Banorët e Zall – Gjoçajve vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në çadrën e ngritur rreth 10 ditë më parë në afërsi të kantierit të ndërtimit të firmës e cila po punon për vendosjen e tubacioneve për marrjen e ujit të zallit të Melthit.

Kauzës së banorëve i janë bashkuar në disa activist në mbrojtje të lumenjëve, të kryesuar nga aktivisti Arben Kola. Ky i fundit iu bëri thirrje të gjithë banorëve të Matit të mbështesin banorët e Zall – Gjoçajve.

Aktiviisti Arben Kola e ka ngritur shqetësimin e dëmtimit të lumenjve tanë edhe në Parlamentin Europian, ku ka folur gjatë konferencës “Ruaj lumenjtë e Ballkanit, rezisto ndaj hidrocentrale” në Mars të këtij viti.