RENEA ekzekuton ne Bularat Kostandinos Kaçifa, pas nje shkembim me arme zjarri mes 35 vjecarit dhe forcave speciale. I cilesuar si ekstremist grek, Katsifas rreth orës 10 të 28 tetorit te 2018 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë që ndodheshin ne qender te fshatit Bularat por fatmirsisht përvec demeve ne makine nuk u shenua asnje i plagosur. Më pas Kasifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta. Policia mbajti të rrethuar zonën. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA. Banorët e Bularatit thonë se Katsifa jetonte në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin. Katsifas mësohet se i përket minoritetit grek, dhe ngjarja ka ndodhur në festën që po zhvillohej në Bularat.
35-vjecari njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke qëlloi mbi policinë e Gjirokastrës, njihet dhe si një ekstremist i “Agimit të Artë”.
Për këtë ceshtje prokuroria e krimeve te renda nisi hetimet, ndersa trupi i kostandino katsifas u dergua në morgun e Tiranës ku u nenshtrua një ekspertize. Familjarët kerkuan ekspert grek, por kerkesa e tyre ra në vesh te shurdher dhe me pas u dorezuan duke marrë trupin e te afermit te tyre.
Kjo ceshtje ka qenë kryefjala si ne Shqipëri edhe ne Greqi, dhe prokuroria e krimeve te renda e regjistroi ceshtjen mer vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative per shkak te cilësive te vecanta pasi Kacifas dyshohet se ka qëluar 44 plumba ne drejtim te Renea per te vrare pjesetare te ketij reparit, të cilet bejne me dije se 35-vjecarit i është bërë disa here thirrje por ai nuk është dorëzuar.
Madje me pas është publikuar edhe nje video ku shuhet se si Katsifas qëllon ne qender te fshatit me nje arme te modifikur kallashnikovi për të qëlluar me precizion të lartë, me nje dylbi.
Politika si e shqipërise ashtu edhe e greqisë reagoi per kete ceshtje, por deklaratat kanë qenë të kujdesshme nga të dyja palet. Ajo që shënoi kulmin dhe që më pas shqiperia mori vendimin të shpallë non grata edhe 52 shtetas grek ndodhi gjatë ceremonise morote te Katsifas, ku këta të fundit bënë thirrje anti shqiptre. Mes personave non grata bën pjesë edhe eurodepudetja qipriote Eleni Theocharos. Ndërkohë që hetimi për kete cështje vijon ende teksa pala greke ka kërkuar shpesh here te mbyllet kjo ceshte.