Jemi në ditën e fundit të muajit Shkurt, muaji i cili në calendar është i fundit për stinën e Dimrit. Por si asnjëherë më parë, kjo stinë ka kaluar pa reshje dëbore në zonat e ulta.
Temperaturat e ditëve të fundit kanë qenë thuajse të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi teksa termometri ka arritur deri në 20 gradë Celsius.
Specialistët e sinoptikës e lidhin këtë me çrregullimet klimatike që kanë përfshirë botën prej vitesh, ndërsa është reflektuar edhe në vendin tonë.
Reshjet e dëborës për këtë stinë dimri kanë zbritur deri në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, duke prekur vetëm majat e larta të luginës së Matit.
Video link
Ndërkohë, rritja e temperaturave gjatë javës së fundit të muajit Shkurt ka bërë që shumë prej pemëve të lulëzojnë.
Për specialistët e bujqësisë kjo mund të ketë pasoja në vazhdim pasi mund të ketë reshje bore dhe ulje të temperaturave që do të dëmtomin prodhimin etë gjitha pemëve frutore që mund të jenë në lulëzim apo të kenë çelur lule.
Dritan Kurti