Margarit Xhindi 43 vjecar ka humbur jetën brënda një fabrike kanabisi Brierley Hill të Birminghamit, në Angli. Mediat vendase raportojnë se fabrika mori flakë gjatë natës së 4 qershorit teksa babi I tre femijeve ndërroi jetë ditën tjetër. Po ashtu një shoku i tij, edhe ai shqiptar u plagos dhe u transportua në spital. 20- vjeçari bashkë me mikun dhe bashkëkombasin e tij 43- vjeçar u bllokuan në fabrikë por vetëm një prej tyre mundi të shpëtohet. Po ashtu dhe një i tretë është shpëtuar por ai nuk dihet se cilës kombësi i përket.