Një denoncim tepër i rëndë ka ardhur sot në redaksinë e mattv.al. Nga burgu i Izdrovit në Shkup një shtetas shqiptar nga Dibra ka treguar për mattv.al gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet një bashkëqytetar i tij.

Mesazhi i ardhur ne redaksine e mattv.al

Sipas denoncuesit shtetasti A.K vuan nga kanceri dhe ndodhet në gjendje tepër të rënduar. Edhe pse ai ka bërë kërkesë të lirohet ose të marrë të paktën trajtimin e duhur përgjigja ka munguar ose ka qenë negative.

i sëmuri ndodhet prej 3 vitesh në burg teksa është dënuar për trafikim narkotikësh dhe i mbeten edhe 4 vite për të vuajtur. Më tragjike akoma është fakti që identitet i të sëmurit u kërkua të mbahej sekret pasi as familja nuk është në dijeni të sëmundjes së shtetasit A.K nga Dibra.

Denoncuesi i cili gjithashtu ka preferuar të mbetet anonim ka dërguar në redaksi edhe disa foto të vendit ku i sëmuri është vendosur.