Bashkia Dibër ka çelur sezonin turistik. Në sheshin “Nazmi Rushiti” u organizua panairi i produkteve të zonës i kthyer në traditë tashmë, i njohur ndër vite si “panairi i qershisë”, por që këtë ishte vit pa qershi, për shkak se i gjithë prodhimi u dëmtua nga ngrica.
Në këtë panair nuk mungonin prodhimet bio të zonës, të cilat tashmë, pas hapjes së rrugës së Arbrit dhe afrimit të Dibrës me Tiranën për një orë, mund t’i shijojnë të gjithë.
Në këtë festë të përvitshme, përveç banorëve vendas, kishte plot vizitorë të ardhur edhe nga qytetet e tjera, të cilët shijuan gatimet tradicionale, produktet natyrale dhe koncertin me këngë e valle.
Qarku i Dibrës, tashmë pas hapjes së rrugës së Arbrit, është bërë më i aksesueshëm për gjitha atraksionet turistike të kësaj zone, si Lugina e Drinit të Zi, mali i Korabit, Liqenet e Lurës, zonat turistike të Bulqizës e Matit, etj.