Dy të rinj përkatësisht 29 dhe 25 vjeç kanë rënë në prangat e uniformave blu të Dibrës mbrëmjen e djeshme. Mësohet se të rinjtë kishin dalë xhiro me mjetin e tyre në orarine karantinimit, ndërsa xhironin gomat në rrugët e qytetit. Mësohet se shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi M. M 29 vjeç, ku ishte pasagjer dhe shtetasi D. D 25 vjeç. Drejtuesi i mjetit, i ndihmuar nga pasagjeri, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim mosbërjen e testit të alkoolit dhe shmangien e masës administrative për thyerje të orarit të karantinës, por janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë Dibër. Pas bërjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masë 0.37 mg/l. Të dy të rinjtë u arrestuan dhe tashmë do të përballen me akuzën e veprave penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë rendit publik”