Prej dy javësh në kërkim, asnjë gjurmë e 18 vjeçarit Ndonëse kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga deklarimi nga familjarët si i humbur, ende nuk ka asnjë gjurmë të 18 vjeçarit Ardian Pali nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës, nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Familjarët dhe banorët e fshatit vijojnë kërkimet e tyre nga ana e tokës shqiptare në bjeshkët e Korabit ku dhe mendohet se ka qenë ditën kur është zhdukur duke mbledhur bimë medicinale. Ndërkohë moti ka qenë i papafavorshëm gjatë këtyre ditëve ku në lartësi të mëdha ka patur edhe reshje dëbore. Megjithatë, kërkimet nuk janë ndalur nga ana e familjarëve. Në anën tjetër të kufirit në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, janë angazhuar dhjetra forca të policisë kufitare por as ata nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë. Kërkimet e pasuksesshme të bëra deri tani, kanë bërë që familjarët të jenë konfuz për vendndodhjen e tij.