Kjo është pamja e çdo dite në tregun e veshjeve tekstile në qytetin e Peshkopisë. Rrugët e brendshme të këtij tregu dhe dyqanet janë të boshatisura, pasi fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Tregtarët shprehen se prej kohësh në këtë treg ka më shumë shitës se blerës. Sipas tyre, shkak është papunësia e madhe në këtë qytet, kur vetë qytetarët shpenzojnë shumë pak për veshjen e tyre, ndërsa duhet të ushqehen. Ata shprehen se me këtë mungesë shitjeje, jo vetëm që dalin deficit në fund të muajit, por nëse situata vazhdon gjatë, do të detyrohen të mbyllin bizneset, pavarësisht se me të ardhurat që siguronin prej tij mbanin familjet.
Tregtarët e Peshkopisë thonë se paguajnë çdo detyrim ndaj pushtetit vendor e atij qëndror, ndërsa sipas tyre, ata nuk kanë pyeutr për krizën në të cilën është zhytur ky sektor i biznesit.