Ballina SOCIALE DIBËR/ Projekti “Zhvillim Ekonomik”, mbillen 2.250 fidanë të ndryshëm në tokat dhe...

DIBËR/ Projekti “Zhvillim Ekonomik”, mbillen 2.250 fidanë të ndryshëm në tokat dhe oborret e 28 familjeve! Ja cili është qëllimi

0

2.250 fidanë mollë, gështenje, dardhë, kumbull, arrë dhe lajthi janë mbjellë në oborret dhe tokat e 28 familjeve dibrane, të cilat po mbështeten nëpërmjet projektit të Zhvillimit Ekonomik.

Prodhimet e fidanëve dhe shitja e tyre do të sjellë më shumë të ardhura kushte më të mira jetese për familjet dhe fëmijët e tyre.

Nga projekti “Zhvillimi Ekonomik” në Dibër, të mundësuar nga World Vision, do të përfitojnë rreth 480 familje të cilat do të mbështeten me inpute bujqësore në ndihmë të aktivitetit të tyre bujqësor që ato zhvillojnë për të gjeneruar të ardhura dhe për të siguruar kushte më të mira jetese për fëmijët dhe familjen.

Exit mobile version