Dibër, Policia Rrugore qindra masa për shkelje të kodit rrugor, 80% e gjobave për parkim të gabuar
8 shtetas kanë rënë në pranga për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" nga Policia e Dibrës brenda këtij muaji. Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht gjithsej 1858 drejtues mjetesh. 1586 masa për ndalim/pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, 45 masa për parakalime të gabuara, 140 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 5 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 7 masa për qarkullim me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin dhe 53 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet nga Policia Rrugore e Dibrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Ajo që bie në sy për këtë raport mujor janë ndëshkimet e vendosura për parkime të gabuara kryesisht në zonat urbane, ndërsa numri më i ulët i të ndëshkuarve është përqarkullim me xhama të errësuar.