Njoftimi i policisë Dibër

Përndiqte për një kohë të gjatë një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• E. K., 48 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi për një kohë të gjatë dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur një 53-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për vepren penale “Përndjekja”.