Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë ekzekutimi i  vendimit penal  për shtetasin Mevlud Kullani., 25 vjeç,  banues në Peshkopi.

Ky shtetas  ka qenë i shpallur  në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe është  dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër  me 2 vjet e 8 muaj burg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.