Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës në Dibër.
Mjeti tip “Ford” që vinte nga Peshkopia u përplas me mjetin tip “Benz” që vinte drejt Maqellarës. Përplasja ka qenë shumë e fortë ku të dyja mjetet kanë dalë jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë transportuar në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë si rezultat i parakalimit të gabuar nga njëri prej mjeteve.