Policia e Dibrës ka lënë të lirë funksionarët e Partisë Demokratike të arrestuar një ditë më parë.
Uniformat blu të dibrës kishin vënë në pranga nënkryetarin e degës së Partisë Demokratike në Dibër Ilir Hysa, Sekretarin e seksionit të PD në qytetin e Peshkopisë, Zamir Uka dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.
Të tre këto persona ishin shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes së 28 Qershorit, si të dyshuar për veprime të dhunshme ndaj policisë dhe tentativës për të shkatërruar materialet zgjedhore. Nga të arrestuarit për atë ngjarje, asnjë person nuk ka mbetur në burg pasi gjykata ka vendosur si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje.
Ndërkohë mësohet se të tjerë persona janë në kërkim policor, ndërsa pritet ndalimi i tyre dhe masat që do të marrë gjykata për akuzat që iu janë ngritur.