Një person është ndaluar ditën e sotme në doganën e Bllatës në Dibër pasi kishte ngarkuar kamionin me mbi 200 kilogramë kanabis.
Kamioni drejtohej nga 26-vjeçari Florian Alimani nga fshati Gjoricë, por me banim në Durrës. Alimani kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut dhe droga dyshohet se nuk është ngarkuar në Dibër, por në një vend tjetër. I ndaluari e kishte përshtatur hapësirën e kamionit, ku kishte fshehur kanabisin e ndarë në pjesë.
Sipas burimeve, lënda narkotike është gjetur në një kamion me targa AA 450 YE me logot e një mobilierie.
Njoftimi i DVPD
Kapet kamioni me mbi 200 kg drogë në doganën e Bllatës
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa është kapur në doganën e Bllatës.
Burime bëjnë me dije se lënda narkotike mbi 200 kg është gjetur në një kamion me logot e një mobilierie.
Kamioni me targa AA 450 YE drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, me banim në Durrës. Kamioni po ikte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.
Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e tij.
Policia kufitare e Bllatës ka thirrur atë të Drejtorisë Vendore Dibër e cila ka bërë sekuestrimin e lëndës narkotike bashkë me kamionin si dhe ka arrestuar 26 vjeçarin që e drejtonte ku po merret në pyetje mbi origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.