Ismail Biçi, banori i fshatit Majtarë e Poshtme, në Njësinë Maqellarë të bashkisë Dibër, ankohet se ndërtimi i rrugës së Arbrit e ka ndëshkuar duke e nxjerrë nga rrjedha e jetesë normale. Pas një sërë protestash të banorëve të këtij fshati për dëmshpërblim të tokave të dëmtuara nga firma kontratktore e Rrugës së Arbrit dhe për një nënkalim për të tek varrezat, autoritetet e firmës premtuan se do t’i zbatonin këto kërkesa. Por edhe tani pas afro tre vitesh asnjë nga këto kërkesa të banorëve nuk është plotësuar. Ismail Biçi thotë se në këto kushte, kur toka e trashëguar nga stërgjyshërit i është dëmtuar pa e dëmshpërblyer, do të ndërmarrë veprime vetëgjyqësie deri në marrjen e dëmshpërblimit:
Sipas Biçit, fshati Majtarë e Poshtëme është i izoluar tashmë nga rruga e Arbrit, pasi nuk është bërë nënkalimi i premtuar që u lejon banorëve të qarkullojnë lirshëm dhe të sigurt në tokat e tyre.