.
Banorët e krahinës së Çidhnës në Dibër kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës pas masakrës mjedisore në lumin e Setës, në mbrotje të monumenteve të kulturës.
Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria shqiptare e ka miratuar grykën e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Setës 4 cënon rëndë shpellën dhe burimin e Sopanikës .
Pas dhënies me konçesion të lumit të Setës për shfrytëzim në vitin 2010 , nga 9 km gjatësi Seta është devijuar nga rrjedha e shtratit të tij në kanale, tubacione dhe tunele duke u shfrytëzuar barbarisht një pasuri kombëtare.
Banorët i bëjnë thirrje qeverisë dhe prokurorisë shqiptare të ndalojnë këtë krim të rëndë mjedisor.
Në sajë edhe të rezistencës të banorëve të Setës ky burim natyror është mbrojtur me fanatizëm prej tyre duke e konsideruar si pasuri turistike vetëm e këtij vendi por e gjithë shqiptarëve.