Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër protestuan këtë të shtunë për gjendjen e keqe të rrugës së tyre që i lidh me qytetin e Peshkopisë. Banorët shprehen se në këto 30 vite askush nuk ka menduar për ta, minimumi për rrugën e cila bëhet e pakalueshme sa herë ka reshje shirash apo bore. Edhe pse prej 2 vitesh njëri nga këto fshatra, Rabdishti është pjesë e programit të qeverisë “100 fshatrat turistik”, asnjë investim nuk është bërë në të. Në këto kushte banorët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi asnjë nga të zgjedhurit vendor apo deputet në kuvendin e Shqipërisë në këto tri dakada nuk është kujtuar për ta pasi ka marrë mandatin me votat e tyre.
Kjo është hera e dytë që banorët e Rabdishtit protestojnë, ndërsa këtë të shtunë në mbështetje të tyre ishin edhe banorë të tre fshatrave të tjerë, si Zagradit, Cerjanit e Rabdishtit.