Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës pasi dyshohet se është autori I plagosjes së një të riu, në autostradën Tiranë-Durrës, në 21 prill të vitit 2019.
29 vjeçari i arrestuar është me inicialet A.M, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, sipas policisë, gjatë një konflikti në afërsi të disa magazinave në autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë plagosi me armë zjarri shtetasin E.M.
I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje , mbetur në tentativë, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve kuftarake”.