Policia e Dibrës njofton se në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Sundimi i ligjit” ka arrestuar një 19-vjeçar. Në pranga ka rënë Denis Tërnova, pasi gjykata ka vendosur për të masën “arrest me burg” për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Tërnova dyshohet se ka dhunuar shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në vitin 2023.
NJOFTIMI I POLICISE
I shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kapet dhe arrestohet 19-vjeçari.
Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin D.T., 19 vjeç, banues në Bulqizë.
Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L.