“Akt burracak që nuk më ndalin, do bëj detyrën deri në fund”, ky ka qenë mesazh i gazetarit investigativ Adriatik Doçi të Report Tv dhe Shqiptarja.com i cili sot, në mënyrë të paprecedentë është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar. 
Gazetari besnik i së vërtetës, Adriatik Doçi është sulmuar pak minuta më parë, në mesditën e kësaj të diele në rrugën “Pashko Vasa” teksa po i afrohej banesës së tij. 

Gazetari investigativ u shpreh se ky sulm ka ardhur si rrjedhojë i fakteve të njëpasnjëshme që Doçi gjithnjë ka raportuar në shtëpinë e madhe të Report Tv dhe Shqiptarja.com. Shpesh herë i kërcënuar por asnjëherë e vënë në praktikë, Doçi u shpreh se ky akt, nuk është gjë tjetër veçse tregues i faktit se rrugëtimin e tij të së vërtetës do e vazhdojë deri në frymën e fundit.

‘Persona të panjohur më qëlluan nga mbrapa me sende të forta kur po hyja në banesë!’- tha gazetari Doçi për Report Tv.