Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Kaçinar të Mirditës, janë dhunuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa agresorët kanë djegur edhe 4 automjete.

Sipas informacioneve paraprake, dy të dhunuarit janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime policore konfirmojnë se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e të lënduarëve që ranë pre e dhunës në Mirditë.