Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Paskuqan.
Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Por Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.
Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.
Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.
Detaje nga vrasja e vitit 2007
Vrau te fejuaren, merr 24 vjet burg
Tirane- Gjykata e Tiranes denoi dje me 24 vjet burg te pandehurin Dan Hutra, i akuzuar per vrasjen e te fejuares se tij. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, kane deklaruar fajtor, te pandehurin per vepren penale te “vrasjes me paramendim” te Dafina Havaljas. Hutres i mbetet per te vuajtur vetem 16 vjet burg, pasi ishte duke u gjykuar me gjykimin te shkurtuar ashtu sic ishin aktet e paraqitura nga prokuroria. Dy seanca me pare perfaqesuesi i prokurorise, kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin e te pandehurit me 25 vjet burg. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes, ngjarja ka ndodhur pasditen e dates 15 dhjetorit te vitit 2007, ne nje banese me qira, te vendi i quajtur Fusha e Aviacionit, ne rrugen “Stavri Themeli”, ne Tirane. Sipas deklarimeve te prokurorise, krimi ne familje ka ardhur pas disa zenkave mes ciftit per arsye xhelozie. I pandehuri Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tij Dafina Havalja e tradhtonte, duke arritur kulmin pas tete muaj fejese, ai ka marre thiken dhe e qellon disa here ne zemer, goditje keto qe i sollen vdekjen vajzes 22- vjecare nga Klosi i Matit. Sipas akuzes, per tete muaj fejesa e tyre e ka qene me debate e tension per shkaqe xhelozie, por mengjesin e 15 dhjetorit 2007 ka arritur kulmin, kur Hutra pas zenkes me 22-vjecaren eshte larguar nga shtepia. Ky largim ka bere qe vajza te telefonoje ne shtepi, per t’i kerkuar prinderve qe te shkonin ta merrnin se nuk donte te jetonte me. Pasdite sipas hetimeve, Hutra kthehet serish ne banese dhe sapo vihet ne dijeni te telefonaten se bere nga ana e viktimes, si dhe kerkeses se saj per t’i dhene fund lidhjes se tyre, ai ka marre thiken dhe e qellon duke e lene te vdekur. Nga ekspertiza ka rezultuar se viktima kishte marre dy plage, nje me thike ne kraharor afer zemres. Pas krimit, Hutra mbledh rrobat e tij, largohet nga banesa dhe i lajmeron familjaret e vajzes. “Hajde merreni! E keni te vrare te shtepia!”, ka qene telefonata qe i pandehuri i ka bere prinderve te vajzes rreth ores 16:00 , diten e ngjarjes. Pas telefonates Hutra, eshte larguar nga banesa ne drejtim te paditur. Pas tre dite arratisje, Hutra arrestohet ne afersi te Kukesit, brenda autobuseve te linjes Tirane-Kosove. 22-vjecari do te vuaje denimin e tij ne nje burg te sigurise se larte, per shkak te rrezikshmerise se tij.