Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve. Burime të lapsi.al thanë se palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje. Kjo sipas opozitës shihet si mundësi për të ndaluar votimin shumë se një herë.

Ndërsa për komisionet e votimit dhe të numërimit, çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë mësohet se PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Burimet e lapsi.al thanë se komisionet do të jenë 4 nga maxhoranca dhe 3 nga opozita ne qendrat e votimit dhe 2 me 2 ne qendrat e numërimit të votave. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.

Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka pasur Komisioni Europian

Burimi: Lapsi.al