Deputeti i PD, Halil Jakimi, kritika Presidentit Meta për 2 marsin

0
10

Teska 2 marsi po afron, politikanë të ndryshëm shprehin opinionet e tyre nëse është për t’u mbështetur protesta e thirrur nga presidenti, me objekt mbrojtjen e kushtetutës, apo jo. Për median tonë lidhur me këtë çështje u prononcua edhe deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Dibër, Halil Jakimi. Që në hyrje të prononcimit të tij Jakimi thotë se roli i Presidentit meriton të jetë si ndërmjetësues për marrëveshje mes palëve politike dhe jo ta personifikojë veten si Heroi Kombëtar, sikundër Skënderbeu.

Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për negociata politike, për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve, thotë Jakimi, për të ecur në rrugën e intergrimit europian që vetë populli e ka zgjedhur.

Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse forca politike që ai përfaqëson në Parlament do ta mbështesë protestën e 2 marsit, deputeti i PD la të kuptohej se nuk do të ishte në shesh në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, por zërin opozitar që do të vijë nga ky shesh do ta përçojë edhe në parlament.

Teksa jep arsyet pse nuk është një mbështetës pa ekuivok i kësaj lëvizjeje krejt të veçantë nga Presidenti Meta, deputeti Jakimi tha se bëhet fjalë për presidentin Meta që ka treguar gjatë karrierës së tij politike se sa herë ka dashur “e ka bërë leckë” kushtetutën.
Intervista

Deputeti i qarkut Dibër Halil Jakimi që përfaqëson Partinë Demokratike, pranoi mandatin e deputetit pas largimit në bllok të deputetëve të kësaj force politike, ndërsa ishte i 6-ti në radhë nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike.