Linja kryesore e Ujësjellësit të Burrelit është dëmtuar rëndë 500 metra larg veprës së marrjes në fshatin Vinjoll.
Mësohet se tubacioni kryesor i ujësjellësit ka pësuar çarje çka rrezikon të lërë pa ujë të pijshëm mijëra abonent.
Drejtues të ujësjellës sh.a Mat thanë se me tu njohur me situatën, janë nisur grupet e punës për të riparuar defektin, në mënyrë që banorët të mos mbeten pa ujë të pijshëm.
Grupet e punës kanë mbërritur në vendin ku është defekti, ku kanë marrë të gjitha mjetet e nevojshme për të riparuar defektin.
Kujtojmë se rrjeti kryesor i ujësjellësit të Matit është tej i amortizuar, çka kërkon një zëvendësim total.