Sonte në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili ndodhi një situatë në kufinjtë e komikes. Një sms e ardhur në telefonin e Vasilit e cila fillimisht tha i është dërguar nga kryedemokrati Basha shtronte pyetjen a do i lironte vendin e kryeministrit Rama Bashës. Kryeministri i habitur e pyeti disa herë drejtuesin e emisionit në është e sigurt që ja ka dërguar Basha. Por ishte vet kryedemokrati i cili mohoj që ai mesazh të jetë dërguar nga ai duke akuzuar pozitën për propagandë. Nga ana tjetër në rrjet po qarkullon një foto e telefonit të Eni Vasilit ku dallohet pyetja e dërguar nga Basha por edhe disa biseda të tjera të mëparshme të cilat të bëjnë të mendosh që ishte realisht Basha i cili i kishte dërguar ato mesazhe. Mbetet për tu parë nëse do të ketë reagim tjetër nga kryedemokrati në lidhje me këtë çështje.

Nga Arlindo Vani