Lideri i Iranit, Ali Khamenei ka folur për Shqipërinë ku e ka quajtur një vend të keq europian që po strehon armiqtë e vendit të tij.
“Është një vend shumë i vogël por shumë djallzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë” – tha Khamenei.
Shqipëria ka pranuar muxhahedinët iranianë në Shqipëri në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me SHBA-të.
Burimi ©LAPSI.al