Reshjet e rëna në fund të nëntorit kanë krijuar probleme me energjinë elektrike në fshatra të Dibrës dhe të Tërnovës së Madhe të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë.
Menjëherë grupet e OSHEE kanë dalë në terren duke eleminuar në kohë të shkurtër problemet e krijuara nga moti i keq dhe rikthimin e shpejtë të energjisë për abonentët. Ndërkohë, për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja në fshatin Tërnovës së Madhe ka zgjatur në kohë.
Të kontaktuar nga ana jonë, drejtuesi i ekipit të OSHEE-së në terren shprehet se skuadra ka punuar pa ndërprerje për rikthimin në normalitetin e energjisë elektrike në Tërnovën e Madhe dhe se vetëm këtë të mërkurë është bërë e mundur që të rikthehet energjia elektrikë në këtë zonë.
Kjo ishte zona e vetme në Qarkun Dibër që zgjati ndërhyrja e grupeve të OSHEE në terren për riparimin e defekteve të krijuara nga reshjet e dëborës dhe era e fortë.