I riu shqiptar, Selamet Mehmetaj, ka treguar për median prestigjoze britanike “Daily Mail” se si funksionin tegtia e tij shumë milionëshe e kanabisit në Britani duke i bërë kështu “gropën” vetes.

Baroni i drogës, siç e quan Daily Mail, Benzi i të cilit kushton £50,000 ka rënë dakord të takojë klientë të rinj pasi ata e kanë kontaktuar nëpërmjet faqes anonime në Instagram ku reklamon biznesin e tij, klientë të cilët në të vërtetë ishin gazetarë të medias britanike.

28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis dhe mbledh sytha për t’i shitur.

Gjithashtu ai nuk ka nguruar të tregojë edhe kur ata e kanë tradhtuar duke u mburrur me faktin se si i preu 2 gishta një klienti i cili nuk e pagoi dhe ja mori lekët para se t’ia priste këmbën.

Njihuni me ‘Djallin’, i cili po bën miliona nga biznesi i tij i shitjes së drogës me shumicë.

Në faqen e tij në Instagram “Albaninan Blood”, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të tërhequr sa më shumë klientë.

Më pas gazetarët e “Daily Mail” përmes nëj adrese të fshehtë e kontaktuan Mehmetajn duke u hequr si klientë.  

Gjatë takimit ai ishte mburrur se iu shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

Veç kësaj ai i ka treguar se si i shpenzoi paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për një mënyrë jetese “të shthurur” duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 paund.

Mehmetaj, i cili është nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori të lulëzuar droge në Mbretërinë e Bashkuar dhe një faqe  në mediet sociale për ta promovuar atë.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2530167.html