Deputetja e Dibrës Dhurata Çupi ka publikuar pamjet nga dëmet e shkaktuara nga lëkundja e fundit sizmike.
Ajo thotë se në terren ka problematika serioze.
“Në qarkun Dibër , janë prekur nga tërmeti shumë banesa, e rrjedhimisht disa qytetarë mbrëmë kanë qëndruar jashtë.
Një mesazh nga një qytetar ne bashkine Klos i prekur nga lëkundjet e tërmetit duke ju dëmtuar shtëpia, ankohet se administrata e bashkisë Klos , i është përgjigjur se do të vimë të shikojmë ditën e hënë.
Nderkohë edhe në njesitë e tjera ke patur demtime
5 banesa në njësinë administrative
Fushë-Bulqizë 3 banesa në njësinë administrative
Ostren 3 banesa në njësinë administrative
Gjoric 1 banesë në njësinë administrative
Shupenzë 1 banesë në njësinë administrative
Bulqizë 1 banesë në njësinë administrative Zerqan”, shkruan në Facebook Çupi.
