Anëtarja e kryesisë së PD dhe ish deputetja Dhurata Çupi përmes një postimi ka deklaruar se I vetmi progres i kësaj qeverie ne 7 vite ështe regresi ne kushtet e vendosura nga BE.
“Eshte e patolerueshme si ne vitin 2013 kishim vetem 3 kushte dhe sot vendosen 13 kushte.
Jane kryesisht ato probleme qe Partia Demokratike i ka ngritur ne menyre te vazhdueshme gjate gjithe ketyre viteve.
Vendet e BE nuk mundet te tolerojne, vjedhjet e zgjedhjeve, uzurpimin e te gjitha pushteteve nga nje njeri, mungesen e balancimit dhe kontrollit te pushteteve, krimin dhe korrupsionin. Nuk mundet te tolerohet kontrolli qeveritar dhe presioni mbi mediat, nuk mundet te tolerohet fakti qe nuk ka dhe nuk funksionon Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Larte. Perfundimisht nuk shkon propaganda ne vendet e zhviluara , pjese e se ciles duam te jemi. Duhet pune dhe angazhim. Me keqardhje duhet ta pranojme , me kete qeveri kushtet do vazhdojne te shtohen.
Prandaj ne duhet te bejme te gjithe bashke , gjithcka , qe mos te mbetemi i vetmi vend ne Europe qe ti bashkengjiten kaq shume kushte”.