Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe tha se hapja do jetë brenda majit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se vendi është gati për gjtihçka dhe pritet një vale e dytë e COVID-19.
“Brenda muajit maj, Shqipëria do të jetë e hapur plotësisht dhe do të punojmë për hapjen e sezonit turistik. Por, duhet të jemi gati për gjithçka, për një valë të dytë, që po iu them që tani që do të jetë më e rëndë nëse vjen”, u shpreh Rama.